RRETH NESH

NGA VITI 1999

Abedini Transport si kompani funksionon që nga viti 1999. Veprimtaria jonë kryesisht është transportimi i mallrave të klientëve tanë nga Zvicra për në Kosovë si dhe anasjelltas, prej Kosove për në Zvicër. Ne si kompani kemi një traditë shumë vjeçare të menaxhimit profesional dhe të dëshmuar në transport dhe ky është faktori kyç i cili ka mundësuar që kompania jonë të jetë në rritje të vazhdueshme. Për rritjen e kompanisë si dhe përvojën profesionale që kemi krijuar rol te veçantë përbën edhe stafi i jonë profesional që operon në Zvicër si dhe në Republikën e Kosovës.

Misioni i kompanisë Abedini Transport është rritja, zhvillimi dhe zgjerimi sa më i madh i kompanisë e me këtë rast edhe rritja e numrit të të punësuarve në kompaninë tonë, e kjo arrihet përmes sigurimit te transportimit sa më cilësor të mallrave nga Zvicra për në Kosove si dhe anasjelltas.

Qëllimi i kompanisë sonë eshte që transportimi i mallrave të klientëve tanë të jetë sa më i sigurt në menyrë sa më të shpejtë dhe dërgesa të arrijë në adresen pranuese.

Vlerat e kompanisë sonë respektohen në përpikmëri nga stafi i kompanisë sonë siç janë puna ekipore, komuniki i mirëfilltë në mes stafit si dhe klientëve, përgjegjshmëria, siguria në transport si dhe respekti i ndërsjelltë.

Motoja e kompanisë sonë është Shpejt, Sakt, Sigurt. Ky është çelësi i suksesit të punës sonë shumë vjeçare ku përmes motos sonë ne mundohemi që në menyrë sa më të shpejtë të saktë dhe të sigurtë dhe në menyrë të përsosur të realizojmë kërkesat e klientëve tanë, të cilët rezultojnë në rritjen e reputacionit dhe kompanisë tonë.

Keni mallra për të dërguar?

Merr ofertë online

0
Zyre
0
Punëtor
0
Zvicërr - Kosovë
0
Vite Eksperienc